Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, pjesëmarrësit në zgjedhje tërhoqën shortin për radhitjen e tyre në fletëvotime. Nëntë vendet e para në listë i zënë partitë dhe koalicionet parlamentare edhe atë, numër 1 koalicioni Përvojë për sukses, numër 2 ZNAM, numër 3 Partia Demokratike e Serbëve, numër 4 Aleanca Kombëtare për Integrim, numër 5 LSDM dhe koalicioni, numër 6 E Majta, numër 7 VLEN, numër 8 Koalicioni për të Ardhmen e Gjelbër dhe numër 9 VMRO-DPMNE dhe koalicioni. Nga 10 deri 33 janë radhitur partitë dhe koalicionet joparlamentare kurse nga 34 deri më 153, kandidatët e pavarur.

Mgid