VMRO-DPMNE ka reaguar pas fjalimit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në konventën promovuese, në të cilën përcolli disa mesazhe për kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoski.
Nga partia në pushtet, thonë se Ali Ahmeti dhe BDI janë zogj dhe assesi shqiponja.
REAGIMI I PLOTE:
A ju kujtohet kur Grubi dhe Ahmeti shkuan te Zaev dhe e “ia ndërruan mendjen” para dy viteve? Për çfarë ia ndërruan mendjen? Eh, kështu funksionon BDI dhe për këtë janë ekspertë të vërtetë. U mburrën se u bashkuan, por e vërteta është se deri më sot Taravari është i shtrenjtë – qoftë për shkak të parkingut në Klinikë apo për ndonjë arsye tjetër, këtë të gjithë e dinë. Dhe në këtë janë ekspertë të vërtetë – për tenderë dhe për t’u ulur në luks. Taravari është me ju për të njëjtën arsye si LSDM dhe nuk mund të shkëputet nga ju – ju mbani njëri-tjetrin në krimin që e bëni së bashku. Vegla juaj më e madhe janë prokurorët dhe gjyqtarët.
Kemi një mesazh për Ali Ahmetin: ti nuk je shqiponjë, por një harabel i zakonshëm. Në thelb, as ju nuk jeni shqiponja, por kriminelë dhe plakushë të korruptuar. Më të zëshmit janë pikërisht më të frikësuarit. Me projekte, me masa, me reforma dhe me jetë më të mirë. Shqiptarëve moti u ka ardhur në majë të hundës nga Ahmeti, dhe këtë do ta tregojnë në zgjedhjet e ardhshme – bashkë me maqedonasit, të gjithë së bashku. BDI pothuajse i ka humbur të gjitha komunat në vend.
Pas zgjedhjeve presim që harabelët të sjellin letra me oferta për koalicion, me dorëheqje blanko dhe premtime se do të reformohen. Sigurisht që do të qeshim me ato oferta. Në vend që të shkojë në pension – a nuk i ka ardhur mjaft njëzet vjet pushtet? Bukur është pushteti për Ahmetin kur blihen shtëpi luksoze, kur ngasin xhipa, kur hapen biznese në energjetikë, kur hapen kompani ndërtimi, ndërkohë që fqinji i parë dhe shoku yt i fëmijërisë është shef prokuror për krim të organizuar. Ja, për këtë janë ekspertë. Por në vend që të shkojë në pension, ai flet për gjak, armë dhe shqiponja. Dhe sa herë që vijnë zgjedhjet, Ahmeti përjeton një transformim të çuditshëm. Ky është refleksi i tij Pavlovian – në tingullin e zgjedhjeve, automatikisht pasojnë kërcënime, patetikë dhe frikësime, theksojnë nga VMRO-DPMNE.