Analisti politik Xhelal Neziri ka ka zgjedhur të reagojë në mënyrë ironike ndaj premtimeve të përsëritura të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me ndërtimin e stadiumit të ri në qytet.
Pas deklaratave të shumta të Kasamit se “stadiumi do të ndërtohet së shpejti”, Neziri ka ironizuar situatën duke publikuar një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale (IA), ku paraqitet një stadium futuristik me mbishkrimin: “TetovaArena”.
Neziri, përmes kësaj satire vizuale, ka vënë në pikëpyetje seriozitetin e premtimeve të Bilall Kasamit, duke theksuar mungesën e përparimit real në projektin që është premtuar tashmë prej disa vitesh.
Ndërtimi i stadiumit ka qenë një nga zotimet kryesore të Kasamit gjatë fushatës së tij, por deri më sot nuk ka pasur zhvillime të dukshme në terren. Ndërkohë, ironia e Nezirit duket se pasqyron ndjesinë e përgjithshme të qytetarëve për premtimet e Kasamit që mbeten vetëm në letër ./TS