Të enjten në mesditë, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, që mori pjesë në veprimtarinë përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore.

Presidenti Xi Jinping u shpreh që tani situata ndërkombëtare po ndryshon shpejt, dhe bashkësia ndërkombëtare ka nevojë për unitet dhe bashkëpunim më shumë se kurrë.

Xi theksoi më tej se Kina është e gatshme të forcojnë besimin e ndërsjellë politik me palën sllovake, të nxitë bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë së re, infrastrukturës, logjistikës etj. dhe të shtojë shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve. Kina shpreson se Sllovakia do të vazhdojë të luajë rol aktiv për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-evropiane.

Nga ana e tij, kryeministri Fico u shpreh që Kina dha një kontribut të rëndësishëm për fitoren e Luftës Antifashiste Botërore. Pas vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit strategjik midis Sllovakisë dhe Kinës, bashkëpunimi dypalësh është zhvilluar shpejt. Pala sllovake u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me palën kineze dhe i përmbahet politikës së “një Kine”, dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Kinën në të gjitha fushat dhe mirëpret më shumë sipërmarrje kineze të investojnë në Sllovaki.

Mgid