Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për presidentin amerikan, Donald Trump që të marrë një qëndrim të qartë ndaj Rusisë, duke përfshirë sanksionet dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Në një intervistë dhënë Sky News-it, ai ka thënë se kjo ishte pjesa që ka munguar për të çuar para bisedimet e paqes.

Ai ka kërkuar nga Trumpi që të veprojë personalisht për ta ndalur Putinin.

Tutje Zelensky ka shprehur shpresën që kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, të mund të marrë më shumë sqarime nga Trumpi gjatë vizitës së tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, që pritet të fillojë të martën në mbrëmje.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë para gazetarëve në Izrael se ka mundësi që Trumpi të takohet përsëri me Zelenskyn gjatë asamblesë së përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme në Nju Jork.

“Ai do t’i vazhdojë përpjekjet. Nëse paqja është e mundur, Trumpi dëshiron ta arrijë atë”, ka thënë Rubio

Mgid