Edon Zhegrova e siguroi kalimin në Juventus nga Lille dje, duke qenë në qendër të vëmendjes në ditën e fundit të merkatos.

Pas këtij transferimi, ka ardhur edhe reagimi i babait të Edonit, Lulzim Zhegrovës.

Ai e cilësoi si të paharrueshme këtë ditë.

“Shumë i lumtur që Edoni erdhi në Juventus, është një ditë e paharrueshme dhe e veçantë për familjen”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Mgid