Zhelina “si Dubai”? Shiu i rrëmbyeshëm nxjerr në pah ” Liqenin e madh” nën urë, ndërsa Sejdiu takon mërgimtarët në Itali

Kryetari i Komunës së Zhelinës, i cili synon mandatin e tretë, e ka krahasuar shpesh komunën që drejton me Dubain, duke e cilësuar si shembull zhvillimi dhe transformimi. Megjithatë, shiu i rrëmbyeshëm i ditëve të fundit ka nxjerrë në pah të pavërtetat e këtij krahasimi, pasi nën një urë në komunë është krijuar një “liqen” nga uji i grumbulluar informon Tetovasot.
Ndërkohë, kandidati Blerim Sejdiu ka udhëtuar drejt Italisë me avion, ku do të takohet me mërgimtarët e Zhelinës. Sejdiu ka paralajmëruar se do t’u flasë atyre për “ndryshimet” që pretendon se ka sjellë qeverisja e tij në komunë, ndërsa epiteti “Dubai” po kalon kufijtë e marketingut politik dhe po krahasohet me qendra të tjera botërore shumë më të “zhvilluara”.
Ky zhvillim ka ngjallur debat në rrjetet sociale dhe reagime të shumta nga qytetarët, të cilët kërkojnë më shumë investime reale dhe më pak krahasime simbolike.TS