Më 3 shtator 2025, rreth orës 12:00, në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr që ka përfshirë një shtallë në pronësi të A.M. (70) nga Tetova, në rrugën rajonale Tetovë–fshati Vollkovë.
Flakët janë përhapur edhe në një garazh të improvizuar, ku janë djegur plotësisht një automjet udhëtarësh “Mercedes” dhe një “Volkswagen Golf”, të dy me targa të Tetovës. Gjithashtu janë shkatërruar rreth 500 balla bari, 30 thasë ushqim për bagëti dhe pjesë të ndryshme për automjete.
Zjarrin e kanë shuar ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë. Për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar.
Ekspertizë për rastin ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.TS
Mgid