Më 1 shtator 2025, rreth orës 10:55, në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr që kishte përfshirë një pjesë të fasadës së shtëpisë së H.Xh. (48) në fshatin Grupçin të Tetovës. Denoncimin e bëri babai i tij, Sh.Xh.

Në vendngjarje intervenoi një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Tetovë, të cilët arritën ta shuajnë zjarrin. Fatmirësisht, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Një ekip i SPB Tetovë kreu kontrollin e vendit të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohen shkaqet e rënies së zjarrit.TS