Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr që për pak sa nuk rrezikoi banorët e një fshati në Viti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, kur i dyshuari ishte duke djegur disa mbeturina në një zonë të hapur.
Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të fushës përreth, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për shtëpitë dhe banorët aty afër.
Zjarri është lokalizuar dhe shuar nga njësitet e zjarrfikësve.
I dyshuari është ndaluar dhe pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij po zhvillohet hetim për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.