Policia e Kosovës kohët e fundit po vazhdon me aksione të njëpasnjëshme kundër drogës.

Në aksionin më të fundit në Prishtinë, janë kapur mbi dy kilogramë kokainë.

Sipas Muharrem Ademit nga Qendra “Labirint”, Kosova po përballet me një zgjerim të dukshëm të tregut të kokainës dhe me rritje të ndjeshme të numrit të përdoruesve të rinj.

“Sot, mosha mesatare e përdoruesve të kokainës në Kosovë sillet rreth 28 vjeç. Kjo tregon një rënie të madhe krahasuar me vitet e mëhershme, kur kërkesë për trajtim kishin kryesisht persona të moshës 35 deri në 45 vjeç”, ka deklaruar Ademi në emisionin FIVE.

Ai theksoi se kokaina po dëmton rëndë shëndetin mendor, emocional dhe social të qytetarëve, përveç faktit që është një substancë shumë e shtrenjtë.

“Kokaina sjell shumë dëme të mëdha në shëndetin mendor dhe emocional gjithashtu edhe financiar e social sepse është e shtrenjtë. Në Kosovë në bazë të statistikave tona aktualisht vlerësohet se janë 8 mijë deri në 10 mijë përdorues aktiv të kokainës, numër jashtëzakonisht shqetësues”, ka deklaruar Ademi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com