“Sot pata kënaqësinë e veçantë të pres në takim anëtarët e Shoqatës së Shqiptarëve Mbrojtës të Kroacisë në Luftën Atdhetare, të udhëhequr nga Gjenerali i nderuar Esad Çollaku – Kryetar i Unionit të shqiptarëve të Kroacisë dhe Tomë Kaqinari – Bashkësisë së Shoqatave të Vullnetarëve të Luftës në Kroaci.
Të gjithë ata, bashkëluftëtarë të heronjve tanë Fehmi e Xhevë Lladrovci, si dhe të Bekim Berishës – Abeja, emra që mbeten përgjithmonë të gdhendur në kujtesën e kombit.
Në një atmosferë vëllazërore e respekti të ndërsjellë, ndamë kujtime dhe përvoja mbi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e Kroacisë dhe mbi sakrificat e tyre, të cilat janë dëshmi e pathyeshmërisë dhe qëndresës për liri e dinjitet.
Gjithashtu shpreha mirënjohjen time të thellë për rolin e Kroacisë në luftën çlirimtare të Kosovës, duke nënvizuar se gjaku i derdhur për liri na bashkon përgjithmonë dhe forcon lidhjen tonë historike si popuj që luftuan krah për krah për të drejtën dhe dinjitetin kombëtar” ka shkruar Ali Ahmeti.


Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com