Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Citaku, tha se dhuna, qoftë ajo fizike apo verbale, nuk duhet të amnistohet dhe duhet të ndiqet ligjërisht.

Sipas Çitakut, për dekada, eksponentë të VV-së kanë sharë, fyer e kërcënuar, duke mbjell kështu, sipas saj, helm.

Ajo shton se për këtë përgjegjësia u takon edhe atyre, pasi shpesh kanë zgjedhur heshtjen në vend të ligjit, e faljen në vend të drejtësisë.

Tutje, Çitaku ka treguar për një përvojë të saj nga e kaluara lidhur me një incident që kishte ndodhur para tetë vitesh në Universitetin e Colorados, shkruan Klankosova.tv

Përmes një reagimi të gjatë në rrjetin social, Facebook, Çitaku shkroi se ishte mysafire e Ambasadorit Christopher Hill në një diskutim për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, ku një vajzë nga Kosova e sulmoi verbalisht, duke e quajtur atë “vrasëse dhe kriminele” .

Siç shkruan Çitaku, vajza ka akuzuar ambasadorin për “promovimin e vrasësve” dhe pas fyerjeve e kishte goditur me vezë.

“Nuk e harroj kurrë, diku para tetë vitesh, isha në Universitetin e Colorados, në një bashkëbisedim për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Isha mysafire e Ambasadorit Christopher Hill, i cili atëkohë shërbente si dekan në Departamentin për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Drejt fundit të diskutimit, një vajzë e re nga Kosova u ngrit, më quajti vrasëse e kriminele ( duke aluduar në rastin Dehari), ndërsa Ambasadorin e akuzoi se po promovonte “vrasësit”. Në fund, na goditi me vezë”, shkroi ajo.

“Nuk mbaj mend ndonjë rast tjetër ku jam ndier më në siklet. M’u desh të arsyetohesha para një audience që kishte ardhur të dëgjonte për Kosovën, për politikën e jashtme dhe aspiratat tona për anëtarësim në BE e NATO. Gabimi që bëra atëherë ishte se nuk e nisa rastin tek organet gjegjëse, sepse sulmi ndaj Ambasadorit të një vendi është vepër e rëndë, për arsye të imunitetit diplomatik. Zgjodha ta amnistoja”, vijon tutje.

“Por sot e di se rastet e tilla duhet të ndiqen ligjërisht. Dhuna, qoftë fizike apo verbale, nuk duhet as të amnestohet, as të normalizohet.
Për dekada, eksponentë të VV-së kanë sharë, fyer e kërcënuar. Kanë mbjellë helm e kanë stigmatizuar. Si pasojë, shoqëria jonë është më e polarizuar se kurrë më parë”.
Postimi i plotë: /Klankosova.tv

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com