Më datë 08.10.2025, rreth orës 10:00, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar personin Z.Xh. (24) nga fshati Zhelinë i Tetovës.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari ishte në kërkim në bazë të një urdhri gjykate për vuajtjen e dënimit me burg lidhur me veprën penale “vjedhje”, të parashikuar në nenin 235 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Tetovës për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Policia njofton se aksionet për kapjen e personave të kërkuar do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com