Shkup, 17 tetor 2025 – Një 28-vjeçar nga Shkupi ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij 76-vjeçar në komunën Aerodrom.
Sipas njoftimit të SPB Shkup, denoncimi është bërë rreth orës 12:45, kur B.P. (28) ka raportuar se është sulmuar me një send të fortë nga V.P. (76), banor i së njëjtës lagje.
Policia ka ndërmarrë veprimet për dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të ndërmerren parashtresat ligjore përkatëse.TS
Mgid