A është Bilall Kasami “kukull” e Adnan Azizit? – kjo ishte pyetja e gazetarit Nevrij Ademi nga Tetovasot që iu drejtua kryetarit të Komunës së Tetovës dhe kandidatit për mandat të dytë, Bilall Kasami, gjatë një deklarate për media.

Në përgjigjen e tij, Kasami u shpreh se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duhet të fokusohet në problemet e veta politike.
“Më vjen keq që një mjek që duhet të shërojë pacientët është futur në politikë dhe ka mbetur aty si Liza në botën e çudirave,” – tha Kasami percjelle Tetovasot.

Ai shtoi se sondazhet nuk po u dalin mirë kundërshtarëve, ndërsa theksoi se oponentët duhet të flasin për projekte konkrete, jo për akuza personale.
“Taravari ka thënë fjalë edhe më të rënda për Ali Ahmetin, e jepte diagnoza si mjek, e quante pacient. Ne duhet të flasim për të ardhmen e Tetovës dhe për zhvillim, jo për etiketime,” – u shpreh Kasami.

Sipas tij, debatet e fushatës duhet të përqendrohen në idetë dhe vizionin për qytetarët, ndërsa “temat personale nuk i shërbejnë askujt.”TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com