Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp të mbajtur sonte, ka bërë të ditur ecurinë e rezultateve të zgjedhjeve lokale në disa nga komunat kryesore ku kjo forcë politike ka garuar.

Sipas Ademit, kandidati i Aleancës për komunën e Gostivarit, Valbon Limani, ka arritur fitore që në raundin e parë, pa nevojën për balotazh.

“Gostivari është fituar nga Valbon Limani pa balotazh një fitore e pastër dhe e qartë e qytetarëve që besuan në ofertën tonë,” theksoi Ademi, njofton TS.

Ndërkohë, në Kërçovë, sipas tij, gara do të vazhdojë në raundin e dytë. Kryetari aktual Fatmir Dehari do të përballet në balotazh me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Jovan Jovanovski.

Po ashtu, në Strugë, procesi do të shkojë në balotazh, ku kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arsim Dalipi do të përballet me Mendi Qyrën, kandidatin e VMRO-DPMNE-së.

Ademi u shpreh i bindur se në raundin e dytë Aleanca do të dalë fituese edhe në këto dy komuna, duke theksuar se vullneti i qytetarëve për ndryshim është i pakthyeshëm./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com