ëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp të mbajtur sonte, ka shpallur fitoren e kandidatit të kësaj force politike në Komunën e Plasnicës, përballë kandidatit të Partisë Demokratike Turke.
“Po ashtu, kemi shënuar fitore edhe për kandidatin tonë në Komunën e Plasnicës, përballë kandidatit të Partisë Demokratike Turke, me një rezultat bindës në raport 2 me 1,” theksoi Ademi, njofton TS.
Ai shtoi se Plasnica është njëra ndër dy komunat e para në të cilat janë përpunuar plotësisht të gjitha rezultatet zgjedhore, duke nënvizuar se ky është një tregues i qartë i mbështetjes së qytetarëve ndaj projektit politik që përfaqëson Aleanca Kombëtare për Integrim.
Deklarata e Ademit vjen ndërsa procesi i numërimit të votave është ende në vijim në disa komuna, dhe tensioni rreth rezultateve përfundimtare mbetet i lartë në disa zona të kontestuara./TS