Arbër Ademi, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në Maqedoninë e Veriut.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se këto zgjedhje janë referendum për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Këto zgjedhje që po vijnë nesër, për ne, e kemi thënë, nuk janë vetëm zgjedhje lokale, por janë referendum për shqiptarët. Kjo ka qenë motoja kryesore e këtyre zgjedhjeve: këto zgjedhje janë referendum, nuk janë vetëm për të zgjedhur disa administratorë lokalë e menaxherë komunalë”.

“Por janë zgjedhje të cilat përcaktojnë edhe orientimin e shtetit më tutje, se a dëshirojmë të jemi eksperiment i një asimilimi politik të udhëhequr nga zoti Mickoski, apo vetë do t’i zgjedhim përfaqësuesit tanë”, ka thënë Ademi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com