Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se së bashku me përfaqësuesit e Habitat for Humanity ka qëndruar në Veles, ku janë hedhur themelet e një ndërtese të re për familje me të ardhura më të ulëta.

“Së bashku me përfaqësuesit e Habitat for Humanity, kisha kënaqësinë të jem sot në Veles, për të hedhur themelet e një ndërtese të re për familje me të ardhura më të ulëta.

Kjo është ndërtesa e shtatë në kuadër të projektit për banesa sociale, një shembull i vlerave të solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor që duhet t’i forcojmë si shoqëri.

Me pjesëmarrjen time shpreha mbështetje të plotë për këtë mision fisnik që i jep shpresë dhe siguri shumë familjeve”, ka shkruar Gashi.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com