Sonte në fshatin Xhepçisht, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u shpreh me bindje për rëndësinë e bashkimit kombëtar dhe për ditën historike të 19 tetorit, kur qytetarët do të votojnë për ndryshimin e madh në Tetovë.
Në një tubim madhështor ku morën pjesë qytetarë, aktivistë dhe figura të rëndësishme politike, Ahmeti theksoi:
“Xhepçishti foli qartë! Çdo fshat, çdo qytet po bashkohet në këtë rrugëtim kombëtar.”
Ai bëri thirrje për një pjesëmarrje masive në zgjedhjet e ardhshme:
“19 tetori është dita kur populli do të flasë me votë dhe me dinjitet. Është dita e fitores së vullnetit qytetar ndaj kontrollit dhe dirigjimit, dita e referendimit të shqiponjave që nuk pranojnë nënshtrim.”
Ahmeti theksoi se kjo ditë është shenja e unitetit, drejtësisë dhe dinjitetit kombëtar, duke paralajmëruar ndryshimin që pritet të ndodhë në komunën e Tetovës:
“Pas këtyre zgjedhjeve, Bajram Rexhepi do të jetë kryetar, duke qeverisur në interes të çdo qytetari, me përgjegjësi, dinjitet dhe vizion për Tetovën që e duam të gjithë.”
Lideri i BDI-së përfundoi mesazhin e tij me një porosi të fuqishme:
“Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!”
Ky tubim në Xhepçisht është pjesë e një fushate gjithëpërfshirëse për përforcimin e koalicionit dhe për të siguruar një fitore bindëse më 19 tetor./TS