Një takim me përqafime të ngrohta është zhvilluar sonte në Zhelinë, mes liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, dhe ish-kryetarit të komunës, Fatmir Izairit – njeriut që e ktheu Zhelinën në një zonë industriale dhe e bëri të ngjajë me një qytet të vërtetë.
Izairi i ka premtuar Ahmetit se Zhelina në të ardhmen do t’i rikthehet AKI-së, ndërsa 19 tetori do të jetë një ditë feste për gjithë shqiptarët, veçanërisht për banorët e kësaj komune, njofton TS.
Mësohet se Ahmeti i ka dhënë garanci Izairit se bashkimi i forcave shqiptare nën ombrellën e AKI-së do të sjellë një fitore plebishitare në të gjitha komunat, me bazë të fortë në Zhelinë.
Ahmeti gjithashtu thuhet se i ka thënë Izairit se pranvera do të jetë “e nxehtë”, duke nënkuptuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ndryshe Zhelina sonte e dha mesazhin e saj se Emiri do të jetë kryrtar i ardhshëm i Zhelinës!/TS