Një 32-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Bubq të Krujës.

Sipas Policisë së Shtetit, viktima dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, transmeton Klankosova.tv.

“Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia shqiptare.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com