Më 24 tetor 2025, rreth orës 19:15, në kryqëzimin e rrugëve “532” dhe “531” në fshatin Marino të Komunës Ilinden, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti pasagjerësh dhe një motoçiklete.

Në ngjarje janë përfshirë një “Toyota Rav 4” me targa të Shkupit, e drejtuar nga G.T. (63) nga Marino, dhe një motoçikletë po ashtu me targa të Shkupit, që drejtohej nga S.G. (32) nga Shkupi.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti S.G. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara më vonë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Në vendngjarje ka dalë një ekip hetimor nga SPB Shkup, i cili ka kryer këqyrje dhe veprime procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

Autoritetet po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com