Më 26 tetor 2025, në orën 06:46, në SPB Manastir është raportuar një aksident trafiku në rrugën rajonale Manastir–fshati Dragosh, në afërsi të kryqëzimit për në fshatin Llazhec.

Automjeti “Audi” me targa të Manastirit, i drejtuar nga R.D. (46) nga fshati Graeshnicë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Në vendngjarje ka intervenuar ekipi i SPB Manastir, i cili ka kryer këqyrjen e plotë dhe po heton shkaqet e aksidentit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com