Më 22 tetor 2025, rreth orës 16:30, në SPB Kumanovë është raportuar një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën lokale midis fshatrave Reçicë dhe Vaksincë.

Në këtë aksident është përfshirë një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga I.S. (39) nga fshati Vaksincë, Komuna e Likovës, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri i tij i mitur ka marrë lëndime më të lehta. Të dy janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku mjekët kanë konstatuar gjendjen e tyre.

Në vendngjarje është kryer këqyrja nga ekipi hetimor i SPB Kumanovë, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com