Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën rajonale pranë vendit të quajtur “Prevalec”, afër fshatit Tërnovc të Kratovës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Sipas njoftimit të SPB Kumanovë, në aksident janë përfshirë një automjet mallrash “Fiat Doblo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.T. (54) nga Shkupi, dhe një automjet pasagjerësh “Dacia Sandero” me targa të Kavadarit, që drejtohej nga S.V. (33), po ashtu nga Shkupi.

Nga përplasja, pasagjeri i “Fiat Doblo”-s, A.A. (38) nga Shkupi, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ku mjeku konstatoi vdekjen e tij. Të dy shoferët kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë kryer ekspertizë prokurori publik dhe një ekip hetimor nga SPB Kumanovë, të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com