Mëngjesin e së dielës, më 05.10.2025, rreth orës 06:30, në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, mbi fshatin Popoec, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ndërmjet dy automjeteve – një “Nisan Navara” me targa të Strugës, që drejtohej nga B.S. (26) nga fshati Dërsllajcë, dhe një “BMW” me targa shqiptare, i drejtuar nga A.B. (50) nga fshati Greshnicë, rajoni i Kërçovës.

Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i automjetit BMW, E.B. (25) nga Greshnica, i cili është transportuar me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Kërçovës, ku, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Në vendngjarje ka dalë ekipi hetimor i NJPB Kërçovë, i cili ka kryer këqyrjen e plotë të aksidentit për zbardhjen e shkaqeve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com