Më 12.10.2025, rreth orës 14:15, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën ekspres Shtip-Veles, ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Passat” me targa të Shtipit, i drejtuar nga M.N. (72) nga Shtipi, dhe një automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Strumicës, i drejtuar nga M.J. (18) nga Strumica.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i “Passat”-it ka ndërruar jetë në vendngjarje, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore. Shoferi i “Golf”-it ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Velesit.

Prokurori publik, në bashkëpunim me ekipin e SPB Veles, ka kryer këqyrjen në vendngjarje, ndërsa trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion me urdhër të prokurorit publik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com