Më 21 tetor 2025, rreth orës 14:20, në bulevardin “Blagoja Toska” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku zinxhiror mes tre automjeteve:
– “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga R.I. (53) nga Tetova,
– “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.B. (46) nga Tetova,
– dhe “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga J.A. (36) nga fshati Neproshten, komuna e Tearcës.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar A.B., të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ekipi i SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com