SHKODËR- Një aksion kundër kultivimit të lëndëve narkotike është zhvilluar në qarkun e Shkodrës. Policia thotë se ka gjetur 4002 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis dhe 510 gramë të kësaj lënde në formën e boçes.
Lënda narkotike u gjet në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë.
Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike./abcnews.al
Mgid