Kryetari i BDI-së denoncoi zanafillën e Gjykatës Speciale të Kosovës si një projekt i ndërtuar mbi raporte të rreme të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse.

Ai tha se pretendimet për trafikim organesh ishin shpifje që tashmë janë hedhur poshtë edhe nga vetë Tribunali i Hagës.

“Kjo gjykatë nuk po gjykon krime, por po riciklon akuzat e vjetra për të dëmtuar imazhin e UÇK-së”, u shpreh Ahmeti, njofton TS.

Ahmeti më tej tha se  Dick Marty e reaktualizoi këtë temë për qëllime politike, përsëri me porosi ruso-serbe, dhe nxiti miratimin e raportit në Këshillin e Europës që më pas detyroi themelimin e kësaj Gjykate për të hetuar “trafikimin e trilluar të organeve”.

“Pra, kjo Gjykatë u themelua për të zbardhur pretendimet për trafikim organesh, me mandat që mbulon periudhën deri më 31 dhjetor 2000. Gjykata u themelua nga vetë Kosova për të pamundësuar që Serbia – përmes Rusisë – ta themelonte atë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe ta kthente çështjen në duart e Rusisë, që ka të drejtën e vetos”, theksoi Ali Ahmeti.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com