Në një fjalim të fuqishëm, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka dërguar selame kryeministrit Hristijan Mickocki, duke theksuar se Ahmeti nuk është një politikan i zakonshëm që vjen nga ekrenat televizive apo kancelaritë të përgatitura nga të tjerët.
“Unë vij nga një lëvizje që ka derdhur gjak në historinë më të re të shqiptarëve. Unë vij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Unë vij nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare”” tha ai, duke kujtuar veprën e heronjve si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idris Seferi dhe Kalosh Dhani, si dhe kontributin e profesor Hakif Bajramit në historinë tonë.
Ali Ahmeti theksoi se “Kristiani bën mirë që të braktisë vendin, ku nuk ka ku të shkojë e të punojë për pension.”
Ky fjalim thekson lidhjen e tij të fortë me rrënjët historike dhe përkushtimin ndaj kauzës kombëtare, duke treguar se në politikë ai sjell një përvojë dhe ideal të ndryshëm nga politikanët tradicionalë./TS