Në tubimin e mbajtur në sheshin qendror të qytetit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, adresoi me vendosmëri bashkëjetesën ndëretnike dhe të drejtat e komuniteteve, duke vënë theks të veçantë te komuniteti turk.

“Një apel për vëllezërit tanë turq: mos shikoni nga Lindja, shikoni nga këtu. Në Kërçovë, gjuha turke është zyrtare. Dhe unë kam vendosur firmën për këtë, përballë gjithë këshilltarëve”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se gjatë qeverisjes së kryetarit aktual Fatmir Dehari, nuk ka pasur asnjë incident ndëretnik, njofton TS.

Ai lavdëroi punën e Deharit duke i ftuar qytetarët që më 19 tetor të votojnë për të si një akt besimi për vazhdimësinë e barazisë dhe drejtësisë për të gjithë.

“Kërçova është e përbashkët. Bëni krahasimin se si ishte para vitit 2013 dhe si është sot. Më 19 tetor votohet për të ardhmen”, deklaroi Ahmeti në përfundim të fjalimit të tij./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com