Ali Ahmeti në Tiranë: Sot nuk jam në fushatë, jam me bashkëluftëtarët, sepse edhe unë jam UÇK (VIDEO)
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ndodhet sot në Tiranë për t’u bashkuar me protestën në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. Në një intervistë për Top Channel, Ahmeti theksoi, se unë sot jam me bashkëluftëtarët e mi, pasi kam qenë dhe do të jem pjesë e UÇK-së.
“Sot, më shumë rëndësi ka të jem në sheshin Skënderbej, pranë bashkëluftëtarëve të mi. Sepse unë kam qenë, jam dhe do të jem pjesë e UÇK-së.”, theksoi Ali Ahmeti, njofton TS.
Ahmeti nënvizoi se pjesëmarrja e tij në protestë ka më shumë vlerë sesa mbyllja e fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar këtë si një akt të bashkimit kombëtar dhe kujtese historike.
Mgid