Ali Ahmeti nga Dollneni: Me thirrje nacionaliste po vendosni në rrezik Marëveshjen e Ohrit dhe shtetin unitar (VIDEO)

Aleanca Kombëtare për Integrim sonte ka mbajtur tubimin e rradhës në Dollnenin, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është gurthemel i shtetit multietnik, paqes dhe stabilitetit në vend.
“E dëgjoj shpesh nga politikanët maqedonas që përmendin nacionalizmin. Unë them, duhet të jemi bashkë, shqiptarë, turq, boshnjakë, romë , për të ruajtur Marëveshjen e Ohrit, për t’i ruajtur institucionet që na bashkojnë, për t’i mbrojtur të drejtat e çdo komuniteti”, theksoi Ali Ahmeti, njofton TS.
Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të rrezikuar këtë marrëveshje është kërcënim për të ardhmen e të gjitha komuniteteve, jo vetëm të shqiptarëve.
“Marrëveshja e Ohrit e çoi Maqedoninë në NATO dhe e vendosi në rrugën drejt BE-së. Kush e sulmon këtë marrëveshje, nuk e do as shtetin, as paqen,” u shpreh Ahmeti./TS