Nga tubimi i mbajtur në Gostivar nga Aleanca Kombëtare për Integrim, lideri Ali Ahmeti, rikujtoi ngjarjet historike që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen kombëtare shqiptare,trazirat për flamurin në Gostivar dhe sakrificat për Universitetin e Tetovës, duke theksuar përgjegjësinë që mbajnë këto dy qytete për të ardhmen e kombit, njofton TS.

“Mos harroni trazirat këtu në Gostivar e në Tetovë,” tha Ahmeti me ton të thellë emocional. “Këtu ua merrnin shpirtin të rinjve me helmeta, vetëm pse mbanin flamurin. E në Tetovë kemi një universitet të hapur me gjak dhe nuk ka shembull në botë ku një universitet është themeluar me gjak.”

Sipas Ahmetit, këto dy qytete nuk janë vetëm qendra politike apo kulturore, por simbol i sakrificës dhe qëndresës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Prandaj, Gostivari dhe Tetova kanë përgjegjësi,jo vetëm morale, por edhe kombëtare,” deklaroi ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbrojnë arritjet dhe të vazhdojnë rrugën e nisur për dinjitet dhe barazi.

Ahmeti e mbylli fjalimin duke theksuar se zgjedhjet e 19 tetorit janë më shumë se betejë politike, janë një test për ndërgjegjen kombëtare:

“Ne nuk guxojmë të harrojmë historinë tonë, sepse ajo është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen.”, theksoi Ahmeti./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com