Në tubimin e Aleancës KOmbëtare për Integrim që u mbajt sonte në Kumanovë, Ali Ahmeti bëri thirrje për mobilizim të plotë të votës shqiptare në zgjedhjet lokale të 19 nëntorit, duke theksuar rëndësinë historike të këtij momenti për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, njofton TS.

Ai u kërkoi të gjithë shqiptarëve të mbështesin kandidatët si dhe listat për këshilltarë të Aleancës Kombëtare për Integrim. Fjalimi u shoqërua me emocione të forta, duke kujtuar të rënët dhe sakrificat për të drejtat e shqiptarëve.

“Me 19 nëntor votohet për krenarinë shqiptare. Votohet për atë gjak që duhet t’i dalim zot. Mos e lini votën në dorën e atyre që shkelin mbi idealet dhe kujtimin e dëshmorëve tanë”, u shpreh ai.

Ahmeti tha se çdo votë është e vlefshme dhe e rëndësishme për të ardhmen e përbashkët, dhe se shqiptarët nuk kanë më kohë për të duruar poshtërimin dhe përfaqësimin e rremë./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com