Në fjalimin e mbajtur në komunën e Studeniçanit, Ali Ahmeti sulmoi ashpër kundërshtarët politikë të cilët, sipas tij, nuk përfaqësojnë vlera dhe nuk kanë legjitimitet për të udhëhequr proceset politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Tani është koha që ato të drejta të mbrohen nga njerëz që kanë dinjitet dhe legjitimitet. Më vjen keq për disa prej tanëve që janë aty. E para: nuk e kanë legjitimitetin. E dyta: më falni, por shkuan sepse i thirri Agai!” – deklaroi Ahmeti, njofton TS.

Ai tha se shqiptarët nuk kanë luksin të udhëhiqen nga individë që bien pre e interesave të huaja apo lojërave politike që dëmtojnë interesin kombëtar./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com