Në fjalimin e tij para mijëra qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbej”, Ali Ahmeti theksoi se procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i vonuar dhe padrejtë.
Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe të tjerëve që, sipas tij, janë duke u gjykuar për një luftë të drejtë për mbrojtjen e pragut të shtëpisë nga gjenocidi serb.
“Dëshmitë konfirmuan se ne ishim – dhe jemi – partnerë të Uashingtonit dhe Brukselit. Prandaj, liria e Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe të tjerëve është vonuar dhe duhet të vijë menjëherë, pa asnjë vonesë shtesë”, theksoi Ali Ahmeti, njofton TS.
Mgid