Gjatë një tubimi madhështor që po mbahet sonte në Zhelinë nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në mbështetje të kandidatit për kryetar komune Emir Sulejmani, lideri Ali Ahmeti mbajti një fjalim të fuqishëm me mesazhe të qarta për të drejtat e shqiptarëve dhe sfidat ndër-etnike në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti reagoi ashpër ndaj deklaratave të përsëritura në media që i drejtohen shqiptarëve me fjalë denigruese.

“Marrëdhëniet e mira ndëretnike nuk forcohen dhe nuk thellohen duke nxitur qytetarët që rëndom dalin në televizion dhe deklarojnë: Nëse shqiptarët duan gjuhën shqipe zyrtare, le të shkojnë në Shqipëri apo në Kosovë”,, theksoi Ali Ahmeti, njofton TS.

Ai theksoi me forcë se shqiptarët janë vendas në këtë tokë dhe nuk do të pranojnë të trajtohen si të huaj në atdheun e tyre.

“Jo! Ne as në Shqipëri shkojmë, as në Kosovë shkojmë, sepse të parët tanë na lanë amanet këtë tokë, dhe ne kësaj toke i dalim zot me flamurin e Skënderbeut.”

Në vijim të fjalimit, Ali Ahmeti bëri thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 19 tetorit.

“Prandaj, me 19 tetor, votohet për krenarinë, votohet për dinjitetin, kundër poshtërimit që i bëhet shqiptarëve. Këtë krenari e mbroni ju, bashkë me Emir Sulejmanin, me bartësin e listës, me këshilltarët, dhe me çdo veprimtar e patriot që ka dalë për të mbrojtur të drejtën tonë.”, theksoi Ahmeti, njofton TS.

Ai gjithashtu siguroi qytetarët se përveç krenarisë kombëtare, Aleanca Kombëtare është edhe garanci për projekte konkrete që do të realizohen në komunën e Zhelinës.

“Votoni për krenarinë shqiptare, por edhe për projekte konkrete – për të cilat ne jemi garanci që do të qëndrojmë fort pas Emir Sulejmanit.”

Fjalimi i Ahmetit u mbyll me një thirrje emocionuese për bashkim dhe shpresë.

“Faleminderit shumë! Rroftë edukata për të drejtën, rroftë uniteti i shpresës, rroftë e ardhmja jonë!”

Ky tubim vlerësohet si një nga më të fuqishmit e AKI-së deri më tani dhe po shihet si tregues i rritjes së mbështetjes për kandidatin Emir Sulejmani në komunën e Zhelinës./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com