Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga protesta gjithëkombëtare “Liria ka emër – Drejtësi për Çlirimtarët” në Sheshin Skënderbej në Tiranë, deklaroi se është i bindur në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se ndaj tyre është ngritur një proces i padrejtë me prapavijë politike, informon Tetovasot.

“Sot jemi në Tiranë për të kërkuar drejtësi për shokët tanë. Jemi të bindur se ata janë të pafajshëm dhe se ky proces ka filluar me skenarë antishqiptarë të përgatitur nga Beogradi dhe Moska, me qëllim që të kompromitojnë dhe denigrojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – ushtrinë që ka dhënë kontributin më të madh historik deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës,” tha Ahmeti per Tetovasot .

Ai kujtoi se protesta të ngjashme janë zhvilluar në Prishtinë, në Hagë dhe sot në Tiranë, si shenjë uniteti mbarëkombëtar për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe kthimin e tyre në atdhe, në jetën e përditshme me familjet e tyre.

“Ne kërkojmë drejtësi dhe liri për çlirimtarët tanë, që t’u kthehen jetës normale në atdheun e tyre,” përfundoi Ahmeti./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com