Në një deklaratë ekskluzive për Tetovasot për gazetarin Nevrij Ademi , kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u shpreh mbi situatën aktuale në vend dhe sfidat ndaj vlerave të UÇK-së dhe marrëveshjeve të dala nga lufta e vitit 2001.

Ahmeti theksoi se UÇK-ja e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë gjithmonë kanë qenë objektiv i qendrave antishqiptare, duke shtuar se nuk befasohen nga aktivitetet dhe propagandat e tyre. Sipas tij, historikisht këto qendra kanë punuar për asgjësimin e kombit shqiptar dhe janë pasojë e direktivave të qeverisë serbe të viteve 1910-1924 për zhdukjen e shqiptarëve nga tokat e tyre autoktone në Kosovë dhe Maqedoni.

“Ne nuk jemi të befasuar nga këto aktivitete dhe laboratorë antishqiptarë për propaganda që bëjnë, por mendoj se me sukses do ia dalim, sepse ushtritë tona kanë bërë punë të shenjtë,” deklaroi Ahmeti.

Deklarata nënvizon vendosmërinë për të mbrojtur vlerat historike, sovranitetin dhe të drejtat e shqiptarëve në rajon./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com