Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim në Likovë, lideri Ali Ahmeti dërgoi një mesazh të fortë dhe të prerë ndaj kryeministri, Kristijan Mickoski.

“Kristijan Mickoski nuk guxon të hyjë në partneritet me ne, sepse ne kemi kushte dhe nuk jemi njerëz puthathadorë. Gjet ca puthadorë dhe servila dhe filloi gradualisht rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit,” deklaroi Ahmeti, njofton TS.

Ai gjatë fjalimit të tij theksoi se gjaku i derdhur nuk bëhet ujë.

“A do të arrijmë? Nuk e besoj. Sepse gjak i derdhur nuk bëhet ujë, dhe nëse bëhet ujë – nuk pihet!”, theksoi Ahmeti.

Ali Ahmeti theksoi rëndësinë e kujtesës dhe respektit për sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni:

“Për ne, gjaku, sakrifica dhe burgosurit politikë janë çështje të shenjta që duhen mbrojtur me fanatizëm nga çdo shqiptar.”

Ky mesazh u prit me entuziazëm nga të pranishmit, duke nënvizuar unitetin dhe vendosmërinë e Aleancës Kombëtare për të vazhduar luftën politike dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com