Sot Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), priti në takim kampionin e madh Florim Zendeli, fitues dhe mbrojtës i titullit në Professional Fighters League Europe (PFL Europe), pas suksesit të tij të fundit në Dubai.
Në këtë takim, i cili u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, Ahmeti dhe Zendeli ndanë mendime për rrugëtimin sportiv të kampionit, sfidat e përballuara dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që e kanë ngritur atë në majat e suksesit ndërkombëtar.
Ali Ahmeti theksoi se Florim Zendeli është shembull i disiplinës, vendosmërisë dhe krenarisë shqiptare në arenat botërore të sportit, duke theksuar se suksesi i tij nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një frymëzim për të rinjtë shqiptarë.