Me rastin e Ditës Botërore të Menopauzës, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë thirrje publike për ndërgjegjësim dhe mbështetje për gratë që kalojnë këtë periudhë natyrore të jetës së tyre.

Në një postim në Facebook, ambasadori theksoi se menopauza ndikon jo vetëm te gratë, por edhe te familjet, vendet e punës dhe komunitetet, duke shtuar se burrat mund të jenë aleatë të rëndësishëm në këtë proces.

“Burra! Është Dita Botërore e Menopauzës. Menopauza ka ndikime tek gratë, dhe tek familjet e tyre, vendet e punës dhe komunitetet. Si aleatë burra ne mund të ndihmojmë në krijimin e hapësirës për gratë që të ndjehen të para dhe të mbështetura, dhe t’ia lehtësojmë këtë rrugëtim të tyre duke treguar ndjeshmëri, mirëkuptim dhe respekt”, ka shkruar ai.

Hargreaves gjithashtu vuri në dukje se në Kosovë ende flitet pak për menopauzën.

“Nuk dëgjoj shumë të flitet për menopauzë në Kosovë – ndoshta është koha që ne të thyejmë heshtjen dhe të qëndrojmë bashkë për shëndet, dinjitet dhe barazi”.

Derisa në shënimin e kësaj dite, stafi i grave në Ambasadën Britanike mbajti një seri diskutimesh joformale rreth stigmës së panevojshme që rrethon para-menopauzën, menopauzën dhe post-menopauzën.

“Grupi ndau gjithashtu këshilla për menaxhimin e simptomave dhe ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies fizike dhe mendore”, thuhet në postimin e ambasadës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com