Anketa e fundit e IPIS-it/ Bilall Kasami humb mbështetjen tek maqedonasit, as VMRO nuk e ndihmon me 19 tetor!

Anketa e fundit e agjencisë IPIS tregon rënie të ndjeshme të mbështetjes për Bilall Kasamin nga komuniteti maqedonas në Tetovë.
Edhe pse kryeministri ka deklaruar publikisht se do t’i japë mbështetje të fuqishme Kasamit për zgjedhjet lokale në Tetovë, kjo përkrahje nuk ka rezultuar në rritje të rejtingut të tij te votuesit maqedonas.
Sipas të dhënave të sondazhit, komuniteti maqedonas në Tetovë është i ndarë në dy pjesë pothuajse të barabarta, gjë që nënkupton se partia VMRO-DPMNE nuk arrin të ushtrojë ndikim të plotë mbi elektoratin e vet për ta orientuar drejt mbështetjes së Kasamit.
Rënia e rejtingut vjen si pasojë e pakënaqësive në rritje, veçanërisht për shkak të shtimit të taksave komunale dhe menaxhimit të dobët të mbeturinave, që kanë shkaktuar reagime të forta nga qytetarët.
Në bazë të rezultateve të anketës, në rast se balancohet numri i përgjithshëm i votave mes kandidatëve kryesorë, Bilall Kasami do të humbasë garën për kryetar komune.