Anketa e Fundit e IPIS-it/ Tetova ia kthen shpinën Bilall Kasamit? Gjysma e qytetarëve nuk e duan! (DOKUMENT)

Anketa më e fundit e agjencisë IPIS për garën për kryetar komune në Tetovë ka zbuluar një fakt shqetësues. 44.4% e të anketuarve janë të pavendosur ose nuk kanë pranuar të tregojnë për kë do të votojnë në zgjedhjet lokale.
Kjo përqindje e lartë e qytetarëve që nuk shprehin preferencë është sinjal alarmi për Bilall Kasamin dhe VLEN-in. Sipas të dhënave, grupi më i madh i të pavendosurve vjen nga komuniteti maqedonas, ku 64.3% e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje edhe pas presioneve të VMRO-së dhe thirrjeve publike të kryeministrit që të mbështesin kryetarin aktual Bilall Kasamin edhe për një mandat.
Nga ana tjetër, tek shqiptarët, përqindja e është 39.7%, ndërsa tek komunitetet e tjera arrin në 25%. Këto shifra vijnë si pasojë e frikës nga pushteti dhe VLEN-i, andaj kanë zgjedhur që të mos përgjigjen.
Kjo shifër e lartë mund të interpertohet si një zhgënjim total nga politika aktuale komunale, pra Bilall Kasami ose thjesht frikë nga pushteti për hakmarrje sepse Bilall Kasami kontrollon policinë në Tetovë dhe shumë institucione që qytetarët nuk kanë dashur që të shpreheën për bindjet e tyre.
Nga ana tjetër Bilall Kasami sipas IPIS-it është 25.2% , ndërsa Bajram Rexhepi me 22.8%.
Ndryshe kjo rënie e besueshmërisë ndaj Bilall Kasamit ka ardhur si pasojë e shitjeve të pronave publike pra të komunës së Tetovës si Monopolli, NPK-në (Saubemarcherit), Ndriçimin Publik, Parkingun tek Renova, mashtrimin për ndërtimin e Stadiumit dhe rritjen e taksave komunale në 200%.
Zgjedhjet do të mbahen me 19 tetor dhe në Tetovë ka gjashtë kandidat 2 shqiptar 3 maqedonas dhe një rom./TS/