Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve të Likovës, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dha një paralajmërim të fortë për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke kujtuar skenarin e vitit 2008, që sipas tij, nuk duhet të përsëritet.

“E vetmja gjë që më frikëson është mos na ndodhë skenari i vitit 2008,” tha Taravari, duke rikujtuar momentin kur Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtare të NATO-s, ndërsa Maqedonia mbeti jashtë për një dekadë, njofton TS.

Taravari vlerësoi bashkimin e forcave shqiptare përmes Aleancës Kombëtare për Intergrim, dhe e cilësoi këtë koalicion si garanci 100% që Maqedonia do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.

“Vetëm në këtë mënyrë kemi garanci për investime, hapje të vendeve të punës, zhvillim ekonomik dhe kthim të mërgimtarëve,” shtoi ai.

Ai bëri thirrje për mobilizim dhe votë masive më 9 tetor, duke theksuar se Aleanca Kombëtare është rruga drejt Evropës./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com