Arben Taravari dhe kandidati i AKI Nazim Taipi takohen me deputetin Bejxhan Iljaz dhe strukturat e TDP-së në Tearcë

Bashkë me Kryetarin Arben Taravari dhe deputetin Halil Snopçe, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tearcës, Nazim Taipi, zhvilloi një takim miqësor me deputetin Bejxhan Iljaz dhe strukturat e TDP-së në Tearcë informon Tetovasot.
Në këtë takim u diskutua për programin zhvillimor të ardhshëm, u shkëmbyen ide konkrete dhe u dakordua për bashkëpunim të ngushtë gjatë katër viteve të ardhshme.
“Ky është shembulli i politikës që bashkon,” – theksoi Nazim Taipi, duke shtuar se Tearca ka nevojë për unitet, bashkëpunim dhe vizion të përbashkët për të ardhmen.TS
Mgid